post

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të nxehtë

Pika vlimit: 160° C (320° F)

Vaji i lulediellit është ndër vajrat më të përdorëshëm në kuzhinat tona,sepse lidhet drejtëpërsëdrejti me shëndetin tonë.

Firma Oneva përdor farat e lulediellit turk të përzgjedhura me shumë kujdes për prodhimin e vajit të lulediellit me anë të presimit në të ftohtë. Me anë të presimin në të ftohtë vaji ruan vetitë e tij ushqyese.

Këto që po mundohemi tju shpjegojmë do ti kuptoni më mirë nëse zhysni një copë bukë në vajin e lulediellit Oneva.

Përvec përdorimit në gatime ,një porcion shumë i vogël i prodhimit vjetor të vajit të lulediellit përdoret në industrinë farmaceutike dhe kosmetikë.

Vaji i lulediellit përmban ndër të tjera dhe lecitinë, tokoferole, karotenoide dhe dyllëra. Vetitë e vajit të lulediellit janë tipike të një vaji triglicerid vegjetal . Vaji i lulediellit është i lehtë në shije dhe aparencë si dhe ka një përmbajtje të lartë vitamine E. Është një përzierje e monoacideve të pangopur me poloacidet e pangopur me një nivel të ulët yndyrnash të ngopura.

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të lulediellit të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

1. Përdoren fara luledielli të një cilësie të lartë të marra nga burime të sigurta.

2. Vaji i farave të lulediellit Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave në të ftohtë.

3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e lulediellit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,

e cila do të ҫonte në sasi prodhimi më të lartë e në kosto më të ulët, por jo cilesia e deshiruar.

Vaji i farave të lulediellit Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 40° C gjatë prodhimit.

4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

5. Vaji i farave të lulediellit Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.

6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të certifikuar me ISO 22000, sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Përftimet nga vaji i lulediellit

Përftimet dietike dhe ato kardiovaskulare

Vaji i farave të lulediellit është i pasur me vitaminë E dhe ka nivele të ulëta yndyrnash të ngopura. Dy tipet e vajit të lulediellit janë :linoleik dhe oleik (i lartë). Vaji i lulediellit linoleik është vaji i zakonshëm i gatimit me nivele të larta yndyrnash të pangopura. Është i njohur për shijen e qartë që ka dhe nivelin e ulët të yndyrnave trans. Vaji i lulediellit oleik i lartë njihet për përmbjatjen e tij prej 80% apo më shumë të monoacideve të pangopur .

Versionet e reja të vajit të lulediellit janë prodhuar si trajtë hibride me përmbajtje acidi linoleik. Ata kanë nivele më të ulëta të monoacideve të pangopura në krahasim me vajrat e tjerë oleikë të lulediellit. Vaji hibrid ka nivele më të ulëta të yndyrnave të ngopura krahasimisht me vajin linoleik të lulediellit.

Mbrojtës për lëkurën

Vaji i lulediellit ashtu si dhe vajrat e tjerë mundëson hidratimin e lekurës. Gjithashtu krijon një shtresë mbrojtëse që i reziston infeksioneve tek të porsalindurit. Studimet për këtë janë zhvilluar tek të porsalindurit nën peshë lëkura e të cilëve është më e prekshmë nga infeksionet për shkak të lëkurës së pazhvilluar mirë. Studimi tregoi se bebet që patën një trajtim lëkure të rregullt cdo ditë me vaj luledielli ishin rreth 41% me pak të prekshme nga infeksionet e lëkurës në spital.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Vaji i lulediellit ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rrezikun e atakut kardiak.

Energji natyrale

Vaji i lulediellit mundëson sasi të mëdha energjishë natyrale.Me hedhjen e pak vaji luledielli në sallatën tuaj të drekës do të ndjeheni energjikë në mënyrë natyrale si në shkollë po ashtu dhe gjatë punës.

Ul rrezikun e infeksioneve tek të miturit

Ul rrezikun e infeksioneve tek të lindurit nën peshë apo parakohe.Këta të mitur janë nën rrezikun e infeksioneve për shkak të lëkurës dhe organeve të pazhvilluara që kanë.Shërben si një shtresë mbrojtëse.

Ndalon radikalet e lira

Një tjetër përftim shumë i madh është që neutralizon radikalet e lira që shkaktojnë kancer.Kjo është e mundur për shkak të vitaminës E dhe tokoferoleve të gjetura në vajin e lulediellit. Radikalet e lira dëmtojnë qelizat dhe sistemin imun.

Hidratant natyral

Vitamina E është një hidratante shumë e mirë dhe ndihmon qelizat të rifitojnë ujin.

Ndalon artritin

Nëse keni probleme me artritin atëherë vaji i lulediellit mund të jetë zgjidhje për problemin tuaj.Vaji i lulediellit ndihmon në parandalimin e artritit reumatizmal.

Ndalon azmën dhe kancerin e kolonës

Vaji i lulediellit ndalon azmën dhe kancerin e kolonës.Duke e shtuar rregullisht në djetën tuaj do të parandaloni efektet e dëmshme të kancerit të kolonës.

Bën të mundur që të kemi një sistem nervor të shëndetshëm

Vaji i lulediellit përmban vitaminë B,që është shumë e mirë për të patur një sistem nervor të shëndetshëm, një tretje të mirë dhe shumë e efektshme për prodhimin e energjisë.

Ul kolesterolin

Përmban lecitinë që është shumë e mirë për të mbajtur nivele të ulëta të kolesterolit. Kjo bëhet e mundur për shkak se lecitina ngjitet tek zgjatimet nervore dhe ato qelizore duke ndaluar kështu kolesterolin të vendoset aty.

Ndalon lloje të ndryshme kanceri

Karotenoidet prezente tek vaji i lulediellit ndihmojnë në parandalimin e kancerit të mitrës,mushkërive dhe lëkurës.Gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e kataraksit dhe janë një burim shumë i pasur vitamine A.

Redukton problemet kardiake

Vaji i lulediellit është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar selenin në dietën tuaj.Duke patur nivele të larta seleni në gjakun tuaj ju do të reduktoni rrezikun e kancerit në le ekurë dhe mushkëri.Në këtë mënyrë ulet rreziku i problemeve kardiake dhe degradimit hepatik.

Përmirëson gjëndjen e trupit

Proteina është shumë efikase në rregullimin e problemeve dhe për prodhimin e hormoneve dhe enzimave.

Vaji i lulediellit përmban proteina.Trupi ynë ka nevojë për sasi të madhe proteine pasi ai nuk e depoziton atë.

Për këtë arësye nuk ka asnjë sasi të ruajtur proteinash në trupin tonë për të vepruar kur organizmi ka nevojë. Kjo tregon se ne duhet të konsumojmë proteina vazhdimisht.

Mban sistemin imunitar të shëndetshëm

Një veti tjetër shumë e mirë e vajit të lulediellit është që përmban zink. Zinku është shumë i rëndësishëm për të mbajtur të shëndetshëm sistemin imunitar,ndihmon dhe në shërimin e plagëve. Zinku është i rëndsishëm për të ruajtur sensin tonë të nuhatjes dhe shijes.

Përdorimet e vajit të lulediellit

Vaji i lulediellit i presuar në të ftohtë është një vaj që mund të përdorët në të nxehtë dhe në të ftohtë.

Ështe një vaj që mund të përdoret për qëllime të ndryshme dhe shumë i përdorëshëm për gatim në receta të ndryshme. Me aromën e tij unike shtohet nëpër garnitura e sallatëra.

Është një hidratant natyral në aromaterapi dhe masazhe trupi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + seven =