post

I përshtatshëm për përdorim në të ftohtë dhe në të ngrohtë

Pika vlimit : 2570 C (4950 F)

Vaji i farave të kajsisë Oneva prodhohet nga farat e kajsive të freskëta të rritura në Turqi,më së shumëti në Malatya.

Malatya është shumë e njohur për plantacionet e kajsive dhe për eksportimin e kajsive të thata në të gjithë botën.

Turqit ndjehen shumë krenar që kanë një potencial kaq të madh dhe të vlefshëm të farave të kajsisë.

Ajo çfarë ata bëjnë është kthimi i këtyre farave në vaj dhe prezantimi i tij në të gjithë botën,si një vaj me të gjitha cilësite natyrale të farave të kajsive, aq i pastër dhe aq i shëndetshëm.

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të kajsisë të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

1. Përdoren fara kajsie të një cilësie të lartë të mara nga burime të sigurta.

2. Vaji i farave të kajsisë Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave të kajsisë në të ftohtë.

3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e kajsisë nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
Vaji i farave të kajsisë Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.

4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

5. Vaji i farave të kajsisë Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.

6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të ҫertifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.

Përftimet nga vaji i kajsisë

Kujdesi ndaj lëkurës : vaji i farave të kajsisë përmban acide yndyrore esencialë ,të cilët janë burime të pasura të acidit oleik (70%) ,acidit linoleik,vitaminës A dhe vitaminës E (50mg/100g),duke e bërë këtë vaj ideal për kujdesin ndaj lëkurës.

  • Acidet yndyrore esencialë ndihmojnë për të zbutur lëkurën,ndërkohë që vitaminat A dhe E janë burime të pasura me antioksidantë.Antioksidantët kanë si qëllim dhe inhibojnë dëmet në qelizë të shkaktuara nga radikalet e lira në trup si pasojë e rrezeve ultra vjollcë ,smogut dhe kimikateve të ndryshme.
  • Vaji i farave të kajsisë,pa e bërë lëkurën të yndyrshme e zbut atë dhe i jep një pamje të mëndafshtë.
  • Vaji i farave të kajsisë absorbohet shumë lehtë nga lëkura. Ai zbut lekurën me anë të vetive të tij si një emolient i shkëlqyer.
  • Vaji i kajsisë është i lehtë dhe jo veshtullor.Hidraton,rigjeneron dhe mbron lëkurat e ndjeshme apo të plakura.
  • Si një burim i pasur me minerale dhe me elementë si Kalçium,Magnez dhe Selen,mban në mënyrë të vecantë lëkurat e thata dhe i jep një pamje të freskët e të shëndetshme.

Rinon lëkurën

  • Vaji i farave të kajsisë është një hidratant i shkëlqyer sepse përmban acide yndyrore esenciale si acidi oleik dhe acidi linoleik,vitaminat A dhe E.Aplikimi i rregullt i tij zbut lëkurën.Lëkurat e plakura, të thata dhe ato të irrituara nga marrja e tepërt e rrezeve të diellit,mund të aplikojnë direkt vajin e farave të kajsisë apo produkte si kremëra,locione dhe balsame që e përmbajnë atë.
  • Eliminon aknet
  • Për shkak të përmbajtjes së tij të pasur, ka aftësinë të depërtojë në brendësi të lëkurës dhe ndihmon në zhdukjen e akneve.

Efektet pozitive në sistemin e frymëmarrjes

  • Vaji i farave të kajsisë përdoret në mjekësinë tradicionale kineze për të mjekuar sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si kolla,azma dhe bronshiti.

Shumë i përdorëshëm në masazhe dhe aromaterapi

  • Vaji i farave të kajsisë është një vaj i shkëlqyer për masazh. Është një shpërndarës i mirë në lëkurë i vajrave apo përzierieve në të cilat është vendosur. Lëkura e absorbon shumë lehtë dhe përdoret gjërësisht në përzieriet e aromaterapisë.
  • I bën flokët më të shëndetshme
  • Vaji i farave të kajsisë i bën flokët të shndritshme dhe të buta. Hidraton dhe rigjeneron rrënjën e flokëve sikurse dhe flokët.

Përdorimet e vajit të farave të kajsisë

  • Përdoret gjërësisht në industrinë kozmetike për prodhimin e shumë produkteve për trajtimin e lëkurës.
  • Është shumë i njohur për atë ndjesinë e tij si prej velloje pas aplikimit në lëkurë dhe për këtë përdoret si përbërës në kremëra fytyre,shampo trupi dhe produkte mbrojtës ndaj diellit.
  • Përmirëson gjëndjen e flokëve duke i dhënë atyre një shkëlqim marramëndës.

• Në industrinë ushqimore përdoret për të prodhuar ëmbëlsira të ndryshme dhe paketime ushqimore.

• Përdoret në produktet e garniturës dhe në përzierjet vajore për skuqje.

  • Është gjërësisht i përdorur në programet dietike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 3 =