post

 

Tiparet dalluese të firmës Oneva për vajin e farave të katamit të përftuar nga sistemi me presim në të ftohtë

  1. Përdoren fara katami të një cilësie të lartë të mara nga burime të sigurta.
  2. Vaji i farave të katamit Oneva është një vaj totalisht i pastër i prodhuar me një presim të farave në të ftohtë.
  3. Pa proces ngrohje paraprak:farat e katamit nuk ngrohen përpara se të trajtohen në proces ,e cila do të ҫonte në rendiment më të lartë e në kosto më të ulët.
    Vaji i farave të katamit, Oneva nuk ekspozohet në temperatura më të larta se 400 C gjatë prodhimit.
  4. 100% natyral: pa aplikim kimikatesh,pa aditivë të shtuar,i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
  5. Vaji i farave të katamit Oneva i prodhuar nga presimi në të ftohtë ruan karakteristikat primare të farave.
  6. Vajrat Oneva prodhohen në një fabrikë moderne të certifikuar me ISO 2200,sipas rregullave për mbrojtjen e ushqimeve dhe nën mbikqyrjen e inxhinierëve ushqimorë.
  • Vetitë e vajit të katamit

  • Vaji i katamit i presuar në të ftohtë përmban 78.71% acid oleik,4.85% acid palmitik,12.44% acid linoleik,2.40% acid stearik.
  • Vaji i katamit ka përqëndrimin më të lartë të acidit linoleik.
  • Ushqyesit e tjerë esencialë të vajit të katamit janë vitaminat E dhe K.

Përftimet nga vaji i katamit

  • Ndihmon në mbajtjen konstant të peshës tuaj ose në rast nevoje ndihmon në reduktimi e peshës dhe shtimin e masës muskulare.
  • Forcon sistemin imunitar dhe ndihmon qarkullimin e gjakut si dhe balancon tensionin e tij.
  • Vaji i lule katamit ul rezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
  • Acidi linoleik prezent në vajin e katramit çliron shqetësimet e sindromës premenstruale.
  • Ndihmon në uljen e kolesterolit.
  • Vaji i lule katamit i presuar në të ftohtë përmban yndyrna të shëndetëshme që ndihmojnë sistemin gastrointestinal dhe përshpejtojnë metabolizmin.
  • Lehtëson dhimbjen reumatizmale.
  • Vaji katamit i presuar në të ftohtë hhidraton lëkurën tuaj.
  • Acidi oleik prezent në vajin e katamit mundëson rritjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre.
  • Vaji i farave të katamit i bën vijat dhe rrudhat më pak të dukëshme,kuron ekzemën ,inflamacionet dhe skuqjet.

Përdorimet e vajit të katamit

  • Është i përshtatshëm për tu përdorur i ngrohtë dhe i ftohtë.
  • Vaji i katamit mund të përdoret si vaj gatimi për skuqje apo për ti dhënë shije sallatërave apo salcave të ndryshme. Është një zëvëndësues i mirë i vajrave të tjerë të gatimit për shkak të pikës së lartë të vlimit që ka.
  • Vaji i farave të katamit mund të përdoret për të përmirësuar lëkurën dhe flokët duke e masazhuar në skalp apo direkt në lëkurë.

Shendeti Juaj Nen Perkedheline e Natyres …

Sekretet e Natyres

Vaj Katami

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 20 =