post

I pasur në nutrientë, si acide yndyrore esenciale ( acidi linoleik, acidi oleik etj), vitamina ( E, C, D etj ), antioksidantë ( proantocianidina oligomerike, resveratroli etj), vaji i farave të rrushit përbën një “thesar” për mirëqenie të përgjithshme. Ai karakterizohet nga veti të theksuara:

  • antioksidante,
  • antiinflamatore,
  • tonifikuese,
  • rigjeneruese,
  • ushqyese,
  • hidratuese

Përveç se

  • ul kolesterolin e keq në gjak,
  • përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiake,
  • parandalon ateriosklerozën, sëmundjen e Parkinsonit dhe të Alzhaimerit
  • stabilizon hipertensionin, përmirëson diabetin,
  • lehtëson punën e traktit tretës, respirator e endokrin,
  • rregullon balancën hormonale, trajton infetilitetin,
  • ndihmon në hiperplazinë beninje të prostatës e prostatit,
  • parandalon formimin e gurëve në veshka e tëmth
  • rrit imunitetin

Vaji i farave të rrushit u vjen në ndihmë  sidomos  personave me probleme vaskulare, si  rozacea, kapilarë të kuq, vena varrikoze e hemorroide.

Efekti i vajit të farave të rrushit mbi problemet vaskulare lidhet me përbërësit e tij kryesore dhe vetitë e tyre:

  • Kompleksi proantocianidinë oligomerike, resveratroli, flavonoidet e tjera, vitamina E,

janë antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë radikalet e lira, forcojnë muret e venave e të kapilarëve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik,stimulojnë sintezën natyrale të kolagjenit, elementi  esencial për elasticitetin e lëkurës,kanë efekt adstrigjent (shtrëngues) e tonifikues për lëkurën, nxisin rigjenerimin.

  • Acidi linoleik forcon membranën qelizore dhe murin e vazave të gjakut, ushqen, hidraton e përmirëson dukshëm lëkurën.
  • Vitamina C stimulon rritjen e qelizave, ndihmon në riparimin dhe konturimin e lëkurës dhe ofron mbrojtje nga rrezet UV.
  • Vitamina E përveç vetive antioksiduese, shërben edhe si  një hidratuese e shkëlqyer për lëkurën.

Çfarë mund të bëjë tjetër vaji i farave të rrushit për ju :

  1. Lufton rrudhat dhe plakjen e lëkurës
  2. Trajton aknet, pucrrat, njollat në lëkurë
  3. Trajton rrathët e zi poshtë syve
  4. Hidraton lëkurën dhe flokët
  5. Trajton zbokthin dhe rënien e flokëve
  6. Shpejton proçesin e shërimit ë të rigjenerimit të plagëve, djegieve, shenjave
  7. Hipoalergjik, miqësor edhe me lëkurat sensitive
  8. Parandalon kancerin
  9. Zbut dhimbjen dhe enjtjen nga inflamacioni e artriti
  10. Ka veprin hepatoprotektiv ( mbron mëlçinë)

E kush mund ti sigurojë të gjitha këto vlera ushqimore më mirë se Lideri ne Cilësi i cili e sjell këtë vaj 100% të pastër ( të papërzier me vajra të tjerë) dhe prodhuar në presim në të ftohtë, pa asnjë llojë konservuesi, ngjyruesi, aromatizuesi, e mbi të gjitha: Standartiuar me ISO 22000, standartizimi më i lartë i prodhimit.

 

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Përgatiti:
Farmaciste Msc. Eriona Xhaferaj
© Ndalohet përdorimi ose kopjimi i këtij materiali

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 14 =