post

Vaji i arganit është antioksidant, përmban vitamina C dhe E, të cilat e bëjnë lëkurën më të shëndetshme dhe më të bukur. Vitamina E dhe acidet yndyrore esenciale ndihmojnë për lëkurë të thatë

Është i shkëlqyeshëm për hidratimin e lëkurës para aplikimit të grimit.

Vaji i arganit ripërtërin lëkurën, i jep asaj elasticitet me ç’rast ngadalëson plakjen dhe shfaqjen e rrudhave. Është i shkëlqyeshëm për lëkurën rreth thonjve. Thonjtë bëhen më të ndritshëm, ndërsa lëkura rreth thonjve më e butë.

Vaji i arganit hidraton flokët dhe u mundëson atyre të jenë më të butë dhe qetë. Pasi që vaji i arganit hyn në fijet e flokëve, ai përmirëson elasticitetin e flokëve dhe nxit rritjen e tyre. Për shkak të vetive antioksidante, vaji i arganit ripërtërin qelizat e flokëve dhe kështu i redukton dëmet. Është i shkëlqyeshëm për të gjitha llojet e flokëve.

Keni dëgjuar për përfitimet e shumta të Vajit të Aganit, por nuk po gjeni Vajin e ARGANIT TЁ VЁRTETЁ ,100 % TE PASTЁR ??

Sekretet e Natyrës bën realitet ëndrrën tuaj për Argan të Vërtet

 

ARGANIN E VЁRTETЁ, 100 % TЁ PASTЁR ( të pa parfumuar dhe pa përbërës artificial )
PRODHUAR ME PRESMI TE FTOHTЁ ( COLD PRESS )
EKSKLUZIVITETI NGA MAROKU (që është vendi i prodhimit të vajit të arganit)
SHISHE QELQI
ÇMIM I ARSYESHЁM
ÇERTIFIKUAR NGA ECOCERT

 

 

 

Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla për të blerë ARGANIN E VЁRTETЁ :

1 -Lista Përbërësve

Vaji duhet të ketë të shënuar 100% Vaj Argani (jo 100 % vaj natyral dhe poshtë shënimit argan) Nuk duhet të përmbaj pëbërës artificial dhe duhet të jetë i paparfumuar.

2- Paketimin

Mos blej vaj Argani që shiten në shishe plastike. Paketimi duhet të jetë në shishe xhami dhe duhet ta mbani larg kontaktit me dritën.

3- Çmimi

Mënyra e prodhimit ( me presim të ftohtë ) dhe sasia e arrës së arganit që duhet për të përfituar Vaj Argani të pastër janë faktor që ndikojnë për një çmim të arsyeshëm, prandaj mos prisni të merrni një argan të mirë duke paguar shumë lirë.

4- Aroma

Vaj i Arganit ka një aromë shumë të butë të arrës (disa e identifikojnë atë me erën e kokoshkave ose ndonjë vaji tjetër bimor, të ngjashëm me arrën e arganit ). Aroma zhduket pas disa minutash pas kontaktit me lëkurën tuaj, pasi është veti e vajit të Arganit që thithet shumë shpejt.
Ju duhet të shmangni arganët e parfumuar ose arganët që jua largojnë aromën pasi duke ndërhyrë tek vaji i arganit në këtë mënyrë largohen shumë veti të rëndësishme që e bëjnë vajin e arganit kaq të dëshirueshëm nga ne.

5- Cilësia

Kur aplikoni në lëkurën duhet të japë efekt qetësues, po ashtu shikoni me vëmendje përbërësit e shënuar, para se të blini arganin.

6- Ngjyra

Vaj i Arganit ka ngjyrë të artë në të verdhë. Kujdes, nëse ngjyra është shumë e lehtë , me shumë mundësi ky vaj është përzier me vajra të tjera.

 

Sekretet e Natyrës bën realitet ëndrrën tuaj për Argan të Vërtetë 🙂 🙂