post

uthull-molle-1Sapunët dhe shampot “i zhveshin” flokët dhe lëkurën nga yndyrnat e tyre natyale, duke i lënë ata të thatë. Shpërlarja e flokëve me uthull molle përbën një trajtim shumë dobiprurës për flokët e skalpin.

Balancon pH e flokëve e të skalpit.

Shumica e produkteve komerciale të kujdesit ndaj flokëve e ndryshojnë pH e tyre , duke i bërë të thatë e të brishtë . Uthulla e mollës, në saje të aciditetit të saj, mundëson largimin e yndyrë ssë tepërt nga flokët duke e ruajtur pH-in në vlerat normale të tij (4-5).

Hidraton flokët dhe lëkurën e skalpit

E pasur me nutrient si acid acetic, acid laktik, acid maleik, kalçium, kalium, magnez, fosfor, enzima, aminoacide,vitamina A, E, B1, B2, B6, C, P, pektinë etj. uthulla e mollës mundëson ushqim e hidratim të mirë për flokët, duke i bërë ata më të butë e më me shkëlqim. Gjithashtu ajo ndihmon në parandalimin e majave dyshe.

Trajton zbokthin, kruarjet dhe skalpin e thatë e të irrituar

Uthulla e mollës ka veti antibakteriale e antimykotike, veti të cilat e bëjnë të vlefshëm përdorimin e saj në probleme të zbokthit e skalpit të irrituar.

Vepron si balsam për flokët

Uthulla e mollës , në saje të vetive hidratuese, lehtëson krehjen e flokëve të ngatërruar.

Stimulon rritjen e flokëve

Uthulla e mollës trajton infeksionet bakteriale, zbut koret( leskrat) e thata në skalp dhe stimulon qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve. Të gjitha këto bëjnë të mundur forcimin e rrënjës së flokëve dhe rritjen e shëndetshme të tyre.

Përgatitja

1 filxhan (çaji) ujë natyral
2 lugë gjelle uthull molle
Në një shishe të përshtatshme ( mundësisht me mekanizëm spray) perzieni uthullën me ujin, në raportin e lartpërmendur ose për sasi më të mëdha përzieni 1/3 filxhan uthull me 1 litër ujë.

Rekomandohet një përqëndrim më i lartë për flokët e yndyrshëm, por është mirë të fillohet me përqëndrimin e vogël e pastaj duke provuar të arrihet te përqëndrimi i duhur për secilin lloj floku.

Pasi t’i lani flokët me shampon e zakonshme, aplikoni përzierjen e uthullës duke masazhuar me kujdes flokët e skalpin. Lëreni të veprojë për disa minuta, pastaj shpërlajini flokët. Nuk ju nevojitet përdorimi i balsamit.

Ndërsa flokët janë të lagur, mund të ndjehet aroma e uthullës, por pasi flokët të thahen, aroma nuk ndiehet më .

Praktikojeni këtë trajtim dy herë në javë për rezultate të kënaqshme.

Kujdes!

Përdorni vetëm uthull molle organike, 100% bio, të parafinuar e të papasterizuar, e cila ka tendencë të krijojë fundërrinë . Është e pëlqyeshme ta tundni shishen përpara çdo përdorimi, për të shpërndarë elementet ushqyes që precipitojnë.

Uhtull molle tё parafinuar gjeni tek Sekretet e Natyrёs, e pёrgatitur nёn pёrkujdesjen e farmacistes.

Sekretet e Natyrёs,
Flokёt Tuaj nёn Pёrkёdhelinё e Natyrёs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one + 19 =