post

Vlerat  e uthullës së mollës

  • Toniku i Uthullës së Mollës përbën një nga tonikët më të mirë natyral  për përkujdesjen e përdishme të lëkurës së fytyrës.
  • Sipas studimeve të kryera në uthullën e mollës janë gjetur rreth 90 komponime të ndryshme, ku ndër to 13 lloje acidesh karbolike, 4 lloje aldehidesh, 20 lloje ketonesh, 18 lloje alkolesh, acidi acetik, acidi propionik, acidi laktik, acidi maleik, enzima, amino acide, pektine molle etj.
  • Ndër elementët dhe mineralet gjenden: Kaliumi, Kalciumi, Magnesi, Fosfori, Sodiumi, Sulfuri, Bakri, Hekuri, etj.
  • Nga vitaminat përmendim Vit C, E, A, B1, B2, B6, P.

Veprimet e uthullës së mollës në fytyrë

  1. Uthulla e mollës ka një veprim tonifikues për lëkurën.
  2. Ajo rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë (ndaj mos u shqetësoni nëse ndjeni një ndjesi  djegie gjatë kohës që e aplikoni).
  3. Uthulla e mollës ka një veprim antiseptik duke e mbrojtur fytyrën nga Bakteret, Viruset ose Majatë.
  4. Ajo ndikon drejtëpërsëdrejti në pastrimin e poreve të bllokuara, në përtharjen e akneve dhe puҫrave.
  5. Uthulla e mollës normalizon ph acid të fytyrës duke evituar tharjen e lëkurës.
  6. Ajo ndihmon në shpërndarjen e depozitave të yndyrnave të grumbulluara në lëkurë dhe në parandalimin e pikave të zeza.
  7. Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen/zhduken e njollave në fytyrë dhe në largimin e acarimeve dhe skuqeve të saj.

A do ta këmbenit ketë tonik natyral me gjithe këto vlera  dhe veti, me një tonik sintetik?!

Si ta përgatisim tonikun e uthullës së mollës?

  • Aplikimi i uthullës së mollës direkt në fytyrë krijon acarime për shkak të ph të saj të ulët, ndaj është i nevojshëm hollimi i uthullës së mollës me ujë.
  • Kujdes! Një uthull molle organike e pafiltruar  i përmban të gjitha vlerat e plota të saj.
    Uthulla e kthjellët që gjejmë nëpër markete  kalon nëpër procese të cilat shkaktojnë humbjen e shumë vetive të saj.
    Ndaj këshillohet përgatitja e saj për të përfituar nga vlerat e plota të saj.
  • Përgatitja e tonikut  bëhet në raport Uthull Molle:Ujë i Pastër 1:1, 1:2, 1:3, 1:4 në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës. Mund ti shtojmë dhe vajra essenciale si lavandulë, rozmarinë, trëndafil etj.
  • Përgatisim një porcion i cili do na mjaftojë për 1-2 javë dhe e ruajmë tek dera e frigoriferit.

APLIKIMI I TONIKUT TË UTHULLËS SË MOLLËS NË FYTYRË

PSE TONIKUN E  UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRODIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

MËNYRA MË EFIKASE NDAJ KUJDESIT TË PËRDITSHËM TË LËKURËS SË FYTYRËS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 + one =