post

 

Sa të Rëndësishme janë Fibrat për Organizmin tonë dhe Cilat Suplemente Ushqimore janë më të pasur me Fibra!?

 

Ç’janë fibrat?

Fibra është ajo pjesë e ushqimeve bimore që nuk mund të tretet apo absorbohet nga trupi i njeriut.  “Fibra është një karbohidrat i patretshëm,” shpjegon Dr. Elaine Rancatore. Megjithatë, fibra është ndryshe nga karbohidratet e tjera – dhe ka nivel shumë të ulët kalorish!

“Megjithëse fibra nuk është e tretshme, është e mirë për trupin në shumë mënyra” thotë doktoresha natyropatike, Wendy Wells.   “Ngrënia e fibrave rrit imunitetin intestinal, ushqen bakteriet probiotike të zorrëve, ruan shëndetin e shtresave të brëndshme të zorrëve si dhe absorbon dhe eliminon hormonet, kolesterolin, yndyrnat dhe toksinat e tepërta nga trupi”.

Funksioni i Fibrave

Funksioni kryesor i fibrave është ruajtja e shëndetit të sistemit tretës. Fibrat përshpejtojnë eliminimin e mbeturinave dhe toksinave nga trupi, duke mos i lejuar të qëndrojnë në zorrën e hollë apo të trashë për kohë të gjatë, dhe duke parandaluar kështu akumulimin e tyre dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që shkaktohet nga ky akumulim.

– Sipas mjekes dietologe Michelle Pfennighaus, fibra ofron këto dobi shëndetësore:

  • Ngadalëson absorbimin e sheqerit në gjak për të mirëmbajtur nivele të shëndetshme glukoze dhe për të ndihmuar me parandalimin e diabetit të Tipit 2.
  • Fibra ul kolesterolin LDL dhe mbështet shëndetin kardiovaskular dhe atë të zemrës.
  • Fibra ju ofron ndjesinë e ngopjes dhe ju ndihmon të kontrolloni urinë, dhe sigurisht peshën tuaj.
  • Fibra ruan shëndetin e sistemit digjestiv, ndihmon rregullsinë e jashtëqitjes dhe shmang konstipacionin dhe rrezukun nga divertikulitis.
  • Fibra redukton rrezikun nga disa lloje kanceri, ku përfshihet kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit

A mund të humbas peshë duke konsumuar fibra?

Ushqimet fibroze kanë nivel të ulët yndyrnash dhe nivel të ulët kalorish, dhe nuk shkaktojnë shtim në peshë. Fibra gjithashtu ngadalëson tretjen, duke ofruar ndjesinë e ngopjes për një kohë më të gjatë.

Ushqimet dhe Suplementet Ushqimore  me sasi më të madhe fibrash janë:

  • Frutat: dardha, molla, fruta pylli, portokalli, mandarina
  • Perime: brokoli, lakra brukseli, karota, kungull, patate
  • Bishtajore: fasule, thjerrëza, bizele
  • Drithra: buka integrale, orizi kafë, tërshëra, etj
  • Arra dhe fara: bajame, kikirikë, fara luledielli, arra, lajthia
  • Vaji i Arrës, Vaji i Lajthisë, Vaji i Bajames, Vaji i Farave të Lulediellit, Vaji i Farave të Kungullit etj.
  • Sekretet e Natyres

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − 11 =