Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…
       Kjo ështe motoja e brendit Sekretet e Natyrës, e cila tashmë është e mirënjohur në tregun shqiptar për produktet natyrale të cilësisë së parë dhe kujdesin ndaj klientit që ofron, duke risjellë trinomin Natyrë, Bukuri dhe Shëndet.

Hapat tona të para datojnë në Mars 2013, ku Msc. Eriona Xhaferaj mbron Masterin shkencor në Universitetin e Camerinos në Itali mbi Dëmet që shaktojnë përbërës të ndryshëm Sintetik të kozmetikës në shëndet. Njohuritë e thella mbi efektet absolute të përbërësve natyalë, bënë që ajo t’ia besonte Sekreteve të Natyrës suksesin e punës së saj dhe rrjedhimisht të arrinte kënaqësinë e klientit. Kjo ishte shtysa e parë që e zhvendosi farmacisten tonë nga banaku i farmacisë në banakun e Natyrës, për të sjellë fillimisht në mënyrë artizanale përgatitjet e saj autentike kozmetike dhe mjekësore me përbërës totalisht natyralë.

Diplomimi I farmaciste Eriona Xhaferaj nga Insituti Anglez, Formula Botanica në “Organic Science in Skincare” dhe “Organic Anti-Ageing Formulation” ishin një nga hapat më të rëndesishme për të sjelle formulime tejet profesionale për tregun shqiptar ku ndër të tjera mund të përmendim Natural Deodorant dhe Snail Cream.

Rrugëtimi i saj në kërkim të ideales nga potencialet që ofrojnë produktet natyrale, ka bërë që përzgjedhja e përbërësve të ketë cilësinë premium, deri në detajet më të vogla që vetëm një sy kritik profesional mund t’i kapë për një jetë të shëndetshme të harmonizuar me natyrën, larg cdo efekti të padëshiruar të Industrisë sintetike. Rrjedhimisht u hapën dyert e bashkëpunimit për të sjellë eksluzivisht në tregun shqiptar vajrat me cilësinë e parë, Oneva, 100% të presuar në të ftohtë, 100% origjinal dhe të standartizuara me cilësinë më të lartë ushqimore botërore ISO 22000 dhe GMP. Gjithashtu, pas kryerjes së analizave, Msc. E. Xhaferaj solli direkt nga fermat e Marokut Vajin e Arganit 100% origjinal dhe të presuar në të ftohtë, duke realizuar ëndrën e shumë klientëve për të njohur dhe përfituar nga Ari i Bukurise Afrikane. Këto dhe gama e gjerë e produkteve të tjera e kanë kthyer dyqanin Sekretet e Natyrës në një oaz produktesh natyrale, ku në fokus mbetet gjithmonë cilësia premium.

Sfidat për të zbuluar sa më shumë nga Sekretet e Natyrës nuk e zvogëluan aspak ritmin për të realizuar një shumëllojshmëri produktesh. Përkundrazi, sot ofrojmë alternativa të ndryshme për kërkesat e klientit, përkrah cilësisë, shërbimi ndaj klientit është angazhimi dhe përkushtimi ynë i përditshëm. Ne mirëpresim në cdo moment cdolloj këshille dhe pyetje që ju keni nevojë, duke ju garantuar transparencë të plotë dhe këshilla profesionale.

Mirëpresim çdo përshtypje tuajën për t’u rritur çdo ditë e më shumë duke ju garantuar cilësinë e për të përcuar moton tonë pa asnjë lloj kushtëzimi:

Sekretet e Natyrës,
Shëndeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…