Vaj Esencial Lavander

    350 L

    Description

    • Përfitimet shëndetësore të vajit esencial të livandos përfshijnë aftësinë e tij për të qetësuar sistemin nervor, çlirimin e dhimbjes, desinfektimin e skalpit dhe lëkurës, rritjen e qarkullimit të gjakut dhe trajtimin e problemeve respiratore.
    • Vaji esencial I livandos nxirret nga distilimi me avuj I luleve të livandos. Lulet e livandos janë përdorur që në lashtësi si erëza për shkak të aromës së tyre.
    • Vaji esencial I saj përdoret: për të bërë parfume, në aromaterapi, në kremra, xhele, infuzione, locione dhe sapunë.

    Përfitimet Shëndetësore nga Vaji Esencial I Livandos

     

    • Gjumi:

    Vaj esencial I livandos nxit gjumin dhe në mjeksinë alternative përdoret për trajtimin e pagjumësisë.

    Nga shumë studime të fundit rezulton se vaji esencial I livandos nxit për një gjumë të rregullt, kur medikamentet e përditshme gjumësjellëse u zëvendësuan me disa pika vaj esencial të vendosura pranë jastëkut.

    • Sistemin nervor:

    Vaji esencial I livandos ka një aromë që të falë qetësi duke e bërë livandon një tonik të shkëlqyer për nervat dhe problemet e ankthit.

    Gjithashtu livandoja ndihmon në trajtimin e migrenës, dhimbjes së kokës, depresionit, tensionit nervor dhe stresit emocional.

    Aroma freskuese largon lodhjen dhe shqetësimin nervor dhe ndërkohë rrit aktivitetin mendor.
    Në një studim të kryer u pa se personat të cilët nuhatën vajin esencial të livandos dhe rosmarinës përpara se të hynin në provim patën një ulje sinjikative të sterist mendor e ankthit  dhe një rritje të funsionit konjuktiv.

    • Fytyrë:

    Vaji esencial I livandos ( I cili gjendet gjithashtu në formulën e  Kremrave “ Sekretet e Natyrës”) ka veti anti-bakterial, anti-mykotike, anti-inflamatore dhe rrit qarkullimin e gjakut në fytyrë.
    Këto veti të saj e bëjnë vajin e livandos të jetë efikas në trajtimin  e akneve, infeksioneve, ekzemave, psoriazës, shenjave të ngelura nga aknet, shërimin e plagëve dhe shenjave të saj, djegive të lehta të lëkurës etj.

    Çlirues I dhembjeve:

    Vaji esencial I livandos njihet si një kurues I shkëlqyer për trajtimin e dhembjeve të shkaktuara nga muskujt e tërhequr, reumatizma, dëmtimet e ligamenteve, dhimbjet e shpinës dhe mesit.

    Apikimi I rregullt I masazhit me vajrat esencial ndihmon gjithashtu dhe në çlirimin e dhimbjeve të kyçeve.

    Në një studim të kryer mbi dhimbjet pas operacionit u pa se kombinimi I avujve të vajit esencial të livandos me oksigjenin dha një ulje sinjikative krahasuar me ata që morën vetëm oksigjen pas ndërhyrjes kirurgjikale.

    • Veshka:

    Vaji esencial I livandos është I mirë gjithashtu për trajtimin e çrregullimeve urinare për shak të efekteve që ka për stimulimin e prodhimit të urinës.

    Për më shumë ai ndihmon në balancimin hormonal dhe në reduktimn e cistiteve ose inflamimin e fshikëzës urinare.
    Gjithashtu redukton dhimbjet e shkaktuara nga këto ose probleme të tjera.

    • Çrregullimet respiratore:

    Vaji I Livandos përdoret gjerësisht për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore si , infeksioni i fytit, kollën, të ftohtit, astmën, sinozitin, bronshitin, kollën e thatë, laringitin dhe tonsilitin.

    Ai përdoret në formën e avullit ose me anë të aplikimit në lëkurë në pjesën e qafës, kraharorit dhe shpatullave.

    Vaji esencial I livandos ndihmon në largimin e sekrecioneve të prodhuara nga rrugët respiratore dhe me vetinë e saj anti-bakteriale lufton infeksionet që ndodhen në traktin respirator.

    • Flokët:

    Vaji esencial I Livandos ka veprim mbi largimin e morrave .
    Gjithashtu vaji esencial I livandos përdoret për trajtimin e rënies së flokëve, veçanërisht nga ata që vuajnë nga alopecia, një sëmundje autoimmune ku organizmi pengon formimin e folikulave të flokut.

    Në një studim Skocez u raportua se më shumë se 40% e pacientëve që vuanin nga alopecia, nga përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos në skalp patën një rritje të flokëve.
    Në shumë raste vaji I livandos rekomandohet të përdoret për të parandaluar rënien tipike të flokëve tek meshkujt.

    • Kanceri:

    Në disa studime që janë bërë tek minjtë është parë se vaji esencial I livandos në kombinim me vajrat e tjerë esencial kishin aftësi parandaluese në kancerin e gjirit.
    Pavarësisht domosdoshmërisë për tu kryer studime tek njerëzit, shihet veprimi I tij anti-kancerogjen.

    • Qarkullimi I gjakut:

    Vaji esencial I Livandos ka veprim të mirë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.Ai ul tensionin e gjakut. Veprimi I tij arrihet nga ndikimi I inhalimit të aromës së livandos mbi sistemin nervor.
    Tek të sëmurët diabetik  nëpërmjet nuhatjes së vajit esencial kemi uljen e risqeve serioze të qarkullimit të ulët të gjakut të cilat mund të çojnë deri në komplikacione vdekjeprurëse.

    • Tretja:

    Livandua është gjerësisht I përdorshëm për tretjen e ushqimit sepse rrit lëvizshmërinë e ushqimit nëpër zorë.
    Gjithashtu vaji esencial stimulon prodhimin e lëngut gastrik dhe bilës duke ndihmuar kështu në trajtimin e problemeve me tretjen, dhimbjeve të stomakut, kolikat, flatulencën (prania e gazrave), të vjellurën dhe diarrenë.

    • Imuniteti:

    Përdorimi I rregullt I vajit esencial të livandos ose lules së saj në formë çaji rrit rezistencën kundrejtë shumë sëemundjeve.

    Me vetinë e saj anti-bakteriale dhe anti-virale livandua është një mbrojtëse shumë e mirë edhe kundrejt disa sëmundjeve të rralla sikurse Tuberkulozi, Tifoja, Defteria bazuar në disa studime të shekullit të 20.

    • Largimin e insekteve:

    Aroma e livandos është shumë e fortë dhe e pa dëshiruar për shume insekte si mushkonjat, kandrat etj.

    Apliko pak vaj esencial në lëkurë dhe aroma e përhapur do mbaj larg mushkonjat.
    Nëse pickoheni nga mushkonjat aplikimi I një pike vaj livandoje në vendin e pickimit do të reduktojë irritimin dhe gjendjen e të kruajturit të lëkurës.

    Kujdes!
    Sikurse shumë vajra të tjerë esencial edhe vaji esencial I livandos duhet shmangur gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.

    Nuk duhet ta përdorin ata që shfaqin alergji ndaj livandos.

    Tek disa njerëz mund të japi të përziera, të vjella ose dhimbje koke.

    Mund të shkaktojë alergji tek personat me lëkurë të ndjeshme.

    Pavarësisht përfitimeve të shumta shëndetësore përdorimi I vajit esencial i livandos është vetëm për përdorim të jashtëm ose me anë të nuhatjes.

    Nuk duhet të merret nga goja pasi mund të japi komplikacione shëndetësore serioze me marrjen e frymëmarrjes, djegien e syve, të vjella, diarre etj.

    Pavarësisht dobive shëndetesore mos e përdorni vajin esencial të livandos në ushqim.

    Vajra Esencial 100% te Paster dhe Organik

    Shëndeti dhe Bukuria Juaj Nën Përkëdhelinë e Natyrës

    Sekretet e Natyrës…

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review “Vaj Esencial Lavander”

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    16 + 11 =