Tea Tree Oil “Vaji Esencial i Pemës së Çajit”

    Category:

    Description

    Vaji i Pemës së Çajit ( Tea Tree Oil )

    Pema e Çajit, e njohur me emrin Melaleuca, është e njohur për vetitë antiseptike e shëruese të plagëve. Një studim i publikuar në British Medical Journal, tregoi se Melaleuca është një dezinfektante e fuqishme e johelmuese, por gjithashtu miqësore me lëkurën.

    Në vitin 1923 dr.A.R.Penfold vërtetoi se vaji i Pemës së Çajit ( Tea Tree Oil) ishte 12 herë më efektiv se antiseptikët farmaceutikë të përdorur në atë kohë.

    Në një studim të publikuar në Journal of Phytomedicine, vlerësohej mungesa e efekteve anësore nga kombinimi i vajrave esenciale me antibiotikët, madje disa vajra esenciale, si vaji i rigonit apo Tea Tree Oil, paraqisnin veprim sinergjik, duke ndihmuar në parandalimin e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve.

    Ndër përdorimet e vajit të Pemës së Çajit, më poshtë veçohen :
    1. Trajtimi i akneve
    Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Tea Tree Oil është po aq efektiv sa peroksidi i benzoilit në trajtimin e akneve, por pa efekte anësore, si skuqje apo irritim.
    • Përgatitni një maskë me 5 pika Tea Tree Oil dhe 2 lugë çaji mjaltë. Masazhojeni fytyrën me këtë përzierje, lëreni për 1 minut, pastaj shpërlajeni me ujë.

    2. Përkujdesje për flokët
    Vaji esencial i Pemës së Çajit, i holluar me xhel Aloe Vera dhe vaj kokosi, ka veti të trajtojë zbokthin e të zbusë leskrat e formuara në skalpin e kokës.
    3. Trajtimi i psoriazës dhe ekzemës
    Si rrjedhojë e vetive të theksuara antimikrobike e antiseptike, vaji i Pemës së Çajit ndihmon në trajtimin e çdo infeksioni në lëkurë, përfshirë edhe psoiazën dhe ekzemën.
    • Përzieni 1 lugë çaji vaj kokosi, 5 pika Tea Tree Oil dhe 5 pika vaj esencial livandoje, pët të përgatitur një locion me të cilin lyeni zonën problematike. Shoqërojeni trajtimin topik me dietë ushqimore të përshtatshme dhe suplemente të Vitaminës D

    4. Trajtim për mykun e këmbëve dhe i këmbës së atletit
    Është vetia për të vrarë parazitët dhe myqet që japin infeksione ajo që e bën Tea Tree Oli-in një aleat të mirë kundër mykut në lëkurë. Aplikoni Tea Tree Oil të paholluar në zonën e infektuar ose përziejeni atë me vaj esencial të rigonit.
    5. Eleminin i lythave e kallove
    Aplikoni vajin e Pemës së Çajit mbi lytha apo kallo rregullisht për 30 ditë për të marrë rezultatin e dëshiruar.
    6. Deodorant
    Duke pasur veti antimikrobike, Tea Tree Oil shkatërron bakteret përgjegjëse për erën e rëndë të trupit.
    • Mund të përgatisni vetë deodorantin me Tea Tree Oil, vaj kokosi e sodë ose porosisni deodorantin tuaj natyral te Sekretet e Natyrës.
    • Gjithashtu mund të hidhni Tea Tree Oil e vaj esencial limoni në këpucë, për t’i aromatizuar.

    7. Trajtimi i infeksioneve e prerjeve
    Vaji esencial i Pemës së Çajit dhe vaji esencial i livanos janë përbërësit perkektë për një pomadë të përgatitur në shtëpi për prerje, djegie e plagë të tjera të vogla
    • Pastroni plagën me ujë të oksigjenuar, vendosni pomadën me Tea Tree Oil dhe mbështilleni me garzë.
    Një studim i botuar në Journal of Investigative Dermatology, tregoi se Tea Tree Oil vret edhe stafilokukun rezistent.
    8. Higjena orale
    Për shkak se shkatërron bakteret e këqija dhe stimulon qetësimin e lëkurës, vaji i Pemës së Çajit përbën një komponent perfekt për përgatesat e kujdesit oral, si shpërlarës goje apo pastë dhëmbësh.

    Sekretet e Natyres sjell për ju Vajin Esencial të Tea Tree 100% të Pastër (të papërzier) dhe përftuar nga Bimë Organike.

    Sekretet e Natyrës,
    Shëndeti juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review “Tea Tree Oil “Vaji Esencial i Pemës së Çajit””

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    3 + sixteen =