Kremrat e Sekreteve të Natyrës

    Description

    • Kremrat “ Sekretet e Natyrës” janë 100 % Bio.
    • Baza e tyre është përzierja e vajrave specifikë sipas nevojës së lëkurës suaj.
    • Kremrat përgatiten në mënyrë artizanale nga farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj.
    • Në ato nuk gjendet asnjë lëndë sintetike qoftë për formulim, ngjyrim, aromatizim apo konservim.
    • Vajrat bimorë të përdorura janë të gjithë vajra të përftuar me Sistemin me Presim në të Ftohtë, i cili siguron ruajtjen e të gjithë vlerave të vajit gjatë procesit të përftimit të tij.
    • Vajrat esencialë të përdorur janë 100% të Pastër (të papërzier) dhe Organikë.
    • Baza e kremit me përzierjen vajore i jep atij një konsistencë ndryshe nga kremrat sintetikë.
    Mjafton të marrësh shumë pak dhe ai përhapet në një sipërfaqe të madhe duke qenë kështu edhe ekonomik.

    Si vepron kremi?
    • Kremi “Sekretet e Natyrës” me formulimin e tij 100% Bio ka një siguri maksimale duke mos pasur efekte anësore, përveçse në rastet e pranisë së alergjisë.
    • Pavarësisht formulimeve të ndryshme çdo krem ka veti hidratuese, ushqyese, rigjeneruese, vonon shfaqen e rrudhave (anti-rrudhë), desinfektuese.
    • Formulimi 100% Bio i bën këta kremra të sigurtë dhe efikas dhe për pjesën poshtë syve.

    Si ta përdorim Kremin?
    • Kremi duhet të aplikohet vetëm pasi është kryer fillimisht pastrimi i fytyrës me sapun.
    • Sapuni largon mikrorganizmat, papastërtitë, lëkurën e vdekur dhe yndyrën e lëkurës.
    • Sapuni më i mirë është Sapuni Natyral. Ky lloj sapuni përgatitet gjithashtu në mënyrë artizanale edhe nga farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj.
    • Sapuni përgatitet duke përdorur vajra bimorë të cilët pastrojnë lëkurën tuaj duke e ushqyer atë.
    • Mbas pastrimit me sapun këshillohet përdorimi i uthullës së mollës, i cili është një nga tonikët më të mirë natyral.
    • Në fund aplikojmë kremin.

    Mënyra më efikase ndaj kujdesit të përditshëm të lëkurës së fytyrës

    1- Përdorimi i Sapunit Natyral bëhet 1-2 herë në ditë.
    Njomet fytyra fillimisht me ujë të vakët që të hapen poret për tu realizuar një larje sa më e mirë.
    2- Shkumohen duart me sapun (jo sapuni direkt në lëkurë).
    3- Masazhohet fytyra lehtë me mollëzat e duarve në mënyrë rrethore që sapuni të pastrojë sa më mirë.
    4- Shplahet fytyra me ujë të bollshëm e të vakët dhe në fund me ujë të ftohtë që të mbyllen poret.
    5- Nëpërmjet një tamponi pastrojmë fytyrën me tonikun e përgatitur me uthullën e mollës.
    6- Nëse ndjeni skuqje mos u shqetësoni, uthulla është duke rritur qarkullimin e gjakut në fytyrë, duke dezinfektuar lëkurën dhe duke i kthyer ph e saj.
    7- Mbas 2-3 minutash e shpërlajmë përsëri fytyrën (nëse uthulla është e paholluar e mbajmë rreth 30 sek).
    8- E thajmë me kujdes.
    9- Vendosim kremin për t’i rikthyer lëkurës yndyrnat që zbrazëm nëpërmjet sapunit dhe për ta ushqyer atë në mënyrën më të mirë.
    Kujdes!
    Aplikoni shumë pak nga kremi “Sekretet e Natyrës”.
    Mjafton një sasi e vogël dhe ai përhapet shumë mirë në lëkurë .
    Nëse aplikoni shumë do ju krijohet ndjesia sikur ta keni lyer fytyrën me gjalpë.

    Si ta ruajmë Kremin?
    • Duke qënë se këta kremra janë 100% Bio, janë të ndjeshëm ndaj dritës dhe temperaturës.
    • Ne kemi përzgjedhur enët prej xhami dhe i kemi veshur ato, që kremrat të ruhen në mënyrën më të mirë.
    • Ruajtja e tyre më e mirë është tek dera e frigoriferit pasi këto kremra janë të ndjeshëm ndaj temperaturave mbi 18 °C.
    • Kremi, nëse ruhet në kushtet optimale, mund të përdoret deri në gjashtë muaj pas datës së prodhimit.

    Sekretet e Natyrës,
    Shendeti Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

    Mos Harroni qe me rastin e Festave te 28-29 Nentorit perfitoni 15% zbritje per te gjitha produktet tona. Ju mirepresim  

    Gëzuar Festën dhe javë të bukur për të gjithë!

    Reviews

    There are no reviews yet.

    Be the first to review “Kremrat e Sekreteve të Natyrës”

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    16 + eighteen =