post

Tek #Sekretet_e_Natyres

Për çfarë këshillohet Poleni

• Poleni rekomandohet të përdoret për vonesat në zhvillimin e fëmijëve. Për ketë nevojitën 5-10 grame polen në ditë, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor

• Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe përmirësimin e tyre. Këshillohet të përdoret sepse parandalon impotencën tek meshkujt (impotence e shkaktuar nga mosha), ndihmon në raste stresi, mungese në ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumësi etj.

• Menopauza e parakohshme. Poleni përmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues për acarimet e dukshme që shfaqen gjatë kësaj faze.

• Gjithashtu, ai ndihmon në rregullimin e funksionimit të tubit tretës dhe përmirësimin e hemorroideve dhe sëmundjeve të venave.

• Përmbajtja e lartë e vitaminave, enzimave, ndihmon në stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit.

• Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretës, rregullon punën dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet të përdoret edhe në raste diarreje, ose infeksione të tubit tretës. Kura për ketë është e shkurtër, 7-14 ditë, një luge e vogël para ushqimit.

• Reumatizma. Përveç trajtimit të gjatë të shoqëruar me ushqim të pasur në fruta dhe perime për ketë sëmundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditë secila.

• Rezultate shumë të mira kuruese poleni ka dhënë si në formën kronike edhe akutë të adenomit të prostatës. Gjithashtu, ai rrit edhe potencën. Për ketë rekomandohet një trajtim i gjatë (minimumi 60 ditë), me 10 grame në ditë, të kombinuara me qumësht bletë (100 mg në ditë).

• Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi për 3 muaj i polenit çon në përmirësimin e tonusit të brendshëm dhe mendimeve depresive. Poleni ul varësinë ndaj alkoolit. Për ketë ai duhet të konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) në ditë, kura zgjat 30 ditë me 15 ditë pushim, me pas mund të filloni një kure tjetër. Ndihmon në funksionimin e tubit tretës, djegien e kalorive.

• Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe në dietat për shëndoshje, sepse përmirëson oreksin.

• Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut në tru. Në këto sëmundje poleni ka aftësi kuruese nëse konsumohet rregullisht. Merret i përzier me mjaltë.

• Anemia, për ketë sëmundje poleni ka dhënë rezultate shumë të mira nëse konsumohet për një kohë të gjatë dhe i shoqëruar me qumësht bletë dhe mjaltë.

• Efekte të mira kuruese poleni ka dhënë edhe për kurimin e verdhëzës si dhe për gjenerimin dhe tonifikimin e lëkurës.
• Kanceri në mitër dhe në gjoks. Përmirëson simptoma dhe forcon imunitetin. Këshillohet të përdoret 10-20 grame në ditë.

Si ruhet ?

Poleni duhet të ruhet në kavanoz qelqi, në vend pa dritë, sepse drita çon në humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet të jetë 0-4 grade në frigorifer.

Kujdes në përdorimin e polenit
Në këto 10 vitet e fundit është rritur numri i personave që kanë alergji nga poleni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + nine =