post

Shpeshherë na thonë se nëse fillon ta trajtosh fytyrën kjo krijon varësi, por a është kjo një varësi apo një domosdoshmëri për shkak të veҫorive që lëkura e fytyrës ka?

Lëkura e fytyrës paraqitet më e ndjeshme  dhe kërkon një përkujdesje më të veҫantë se pjesa tjetër e lëkurës për shkak se:

1. Lëkura e fytyrës ka një epidermë me trashësi 0.16 mm kurse e trupit 0.60 mm.

Kjo trashësi e ulët në krahasim me pjesën tjetër të trupit e bën lëkurën e fytyrës me të ndjeshme ndaj faktorëve ekspozues të cilët depërtojnë më lehtë në thellësi të saj duke shkaktuar probleme të ndryshme.

2. Prania e gjendrave të yndyrës në fytyrë paraqitet më e lartë se në pjesën tjetër të trupit, ndaj dhe ajo është me e ndjeshme ndaj faktorëve të brendshëm që rrisin mbiprodhimin e yndyrës.

3.Lëkura e fytyrës është pjesa më e ekspozuar ndaj mjedisit dhe rrezeve të diellit ndaj dhe përkujdesi për fytyrën kërkon një impenjim më të vecantë.

NDËRKOHË, lëkura është organ ku gjaku nuk arrin në pjesën e saj të sipërme(epidermën). Si pasojë:
1. Lëkura nuk ushqehet sikurse organet e tjera
2. Lëkura nuk pastrohet nga lëndët e dëmshme nëpërmjet gjakut  sikurse organet e tjera.

Në këtë  mënyrë Përkujdesja jonë për Higjenën e saj dhe Ushqyerjen e saj përbën një DOMOSDOSHMËRI TË PËRDITSHME për të pasur një Fytyrë të Pastër dhe të Shëndetshme dhe gjithashtu në këtë mënyrë vonojmë Plakjen e saj.

Higjena e saj nënkupton largimin e :

  • -Mikroorganizmave
    -Lëkurës së vdekur
    -Yndyrës së tepërt
    -Papastërtive të ndryshme

Prania e tyre përbën predispozita të larta për acarimin e lëkurës dhe për shfaqen e puҫrave.

Largimin i tyre është i domosdoshëm 1-2 herë në ditë dhe kryhet nëpërmjet sapunit.

Përdorimi i sapunit natyral është zgjedhja më e mirë për ta pastruar fytyrën pa lëndë  sintetike të cilat në vetvete përbëjnë faktor riskues.
Sapunët Natyral  Sekretet e Natyrës “mbingopen”  ( super fatted) me Shea Butter duke i bërë ata jo vetëm pastrues por edhe ushqyes për lëkurën tuaj.

Nëpërmjet  Kremit 100% Bio mundësohet ushqyerja  më e  mirë për qelizën e lëkurës duke i sigurar mirë-funksionalitetin e saj.

Përgatiti: Farmacistja Msc. Eriona Xhaferaj

Mënyra më Efikase ndaj Kujdesit të Përditshëm të Lëkurës së Fytyrës
PSE TONIKUN E UTHULLËS SË MOLLËS MBAS PËRDORIMIT TË SAPUNIT NATYRAL?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + one =