post

Do ju tregojmë një sekret të vogël se si të mbroni lëkurën dhe flokët tuaj  dhe njëkohësisht të shijoni ditët me diell: VAJ ARGANI! Gjithçka duhet të bëni është të aplikoni disa pika Vaj Argani mbi flokët dhe lëkurën tuaj përpara se të dilni jashtë në diell…

Vaji i Arganit është shumë i pasur me Vitaminë E, e cila krijon një shtresë mbrojtëse mbi flokët dhe lëkurën tuaj, po ashtu është izolues i nxehtësisë termike të diellit duke mbrojtur kështu flokët dhe lëkurën tuaj nga dëmtimi.

Çelësi është të aplikoni Vaj Argani përpara se të dilni në diell. Ju nuk mund ta shikoni efektin e dëmshëm të diellit mbi flokët dhe lëkurën tuaj menjëherë pasi të dilni në diell, por në fund ju do konstatoni dëmet afatgjata si rrudhat, lëkura me njolla dhe e thatë, flokë të thatë dhe të thyer, e të mos përmendim që pas vere detyrohemi të prejmë flokët e ta trajtojmë fytyrën me lloj lloj produktesh.

Pra, Vaji i Arganit është arma sekrete që ju duhet për të mbrojtur flokët dhe lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme UV të diellit veror në mënyrë që të shijoni ditët me diell e të mos dëmtoni flokët dhe lëkurën tuaj.

Sekretet e Natyrës,

Flokët dhe Lëkura Juaj nën Përkëdhelinë e Natyrës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =